Pep Guardiola ka një kërkesë në Carabao Cup

- Bota Sot

Pep Guardiola ka një kërkesë në Carabao Cup

Trajneri i Manchester City kërkon ndryshimin e rregullores për Marc Guehi

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, dëshiron që mbrojtësi Marc Guehi të lejohet të luajë në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit.

Spanjolli mendon se klubi duhet t’u kërkojë organizatorëve të rishqyrtojnë rregullat e kualifikimit.

Citizens siguruan një vend në finalen e Wembley pas fitores 3-1 në shtëpi ndaj Newcastle në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të mërkurën, duke e mbyllur fazën me fitoren e përgjithshme 5-1.

Rregullat e kompeticionit e bëjnë Guehi të mos lejohet të luajë në finale, pasi ai ishte aktivizuar më herët në turne për Crystal Palace dhe iu bashkua City-t pas ndeshjes së parë gjysmëfinale.

“Pse të mos luajë Guehi? Pse jo? Ne i paguajmë rrogën, ai është lojtari ynë!

E blen një lojtar për shumë para dhe ai nuk lejohet të luajë për shkak të një rregulli që nuk e kuptoj.

Shpresoj që ta ndryshojnë. I thashë klubit se duhet të kërkojmë! Shpresojmë që të mund të bindim drejtuesit e Kupës Carabao që Marc të luajë në finale!”, tha Guardiola, trajner i Manchester City.

Përballja e kompeticionit midis City-t dhe Arsenalit është planifikuar të zhvillohet më 22 mars.



Read it all at Bota Sot