Infantino uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

- Bota Sot

Infantino uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për rizgjedhjen e tij në krye të FFK-së, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të institucionit më të lartë të futbollit botëror për zhvillimin dhe përparimin e futbollit..

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për një mandat tjetër katërvjeçar, pas votimit të zhvilluar sot në Kuvendin Zgjedhor të federatës.

Ademi ishte kandidati i vetëm dhe nga 52 delegatë, ai mori të gjitha 52 votat pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

Infantino ka vlerësuar punën dhe kontributin e Ademit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për rritjen e futbollit në Kosovë.

"Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Do të isha mirënjohës nëse do t’ua përcillnit urimet e mia edhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur së bashku me ju, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën tuaj dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë", ka shkruar Infantino.

"Ju dërgoj juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese në të gjitha sfidat që ju presin. Me kënaqësi pres, i dashur President, të vazhdojmë bashkëpunimin për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet që vijnë. Me respekt sportiv”.



Read it all at Bota Sot