Kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani i Therandës, është përforcuar me futbollistin Adonis Hoti.
Futbollisti i talentuar Adonis Hoti është rritur dhe zhvilluar në Gjermani.
“FC Ballkani zyrtarizon afrimin e qendërmbrojtësit 18 vjeçar Adonis Hoti.
Ai është formuar në akademitë gjermane të FSV Ëaiblingen dhe SGV Freiberg, ku ka luajtur me kategoritë U17 dhe U19.
Hoti ka zhvilluar ndeshje dhe është anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës U18. Ai pritet të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në repartin e fundit”, njofton FC Ballkani.