Thuram për kritikat

- Bota Sot

Thuram për kritikat

Marcus Thuram nuk dëshiron të ndalet. Asistimi i tij për Diouf në Kupën e Italisë, vendimtar për fitoren ndaj Torinos dhe kualifikimin në gjysmëfinale, është vetëm një pikënisje e re për sulmuesin e Interit, i cili kohët e fundit është kritikuar për mungesën e golave në Serie A që nga udhëtimi në Parma në fillim të janarit.

Në një intervistë të gjatë për CBS, francezi foli për shumë tema, duke përfshirë edhe marrëdhënien me kritikat:

“Një pjesë e njerëzve janë të fiksuar pas statistikave, shpesh nuk i shikojnë fare ndeshjet dhe shpallin ‘man of the match’ atë që shënon gol. Kjo është gjenerata jonë dhe duhet ta pranojmë.

Statistikat kanë rëndësi sepse puna ime është të shënoj, por futbolli nuk është vetëm kaq, ka edhe asistime, aksione dhe ndërtim loje. Për këtë arsye i shmang ato që lexoj në rrjetet sociale, për të mos u ndikuar.”

Sa u përket objektivave sezonalë, Thuram është optimist:

“Të fitosh dy tituj në tre vjet do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtarët janë të fortë, por duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mësojmë nga gabimet që të arrijmë këtë.”

Sulmuesi ndien se ka përmirësuar lojën e tij:

“Jam më i pjekur në lojë, emocionet ndikojnë më pak në performancën time. Ndeshjet e mëdha të Champions më kanë bërë të rritem, ndihem një lojtar më inteligjent që di të lëvizë në mënyrën e duhur për të ndihmuar ekipin.”

Interi është një destinacion i rëndësishëm për Thuram:

“Klubi më pa si një lojtar kreativ, i aftë të luaj pranë Lautaros dhe të ndihmoj ekipin të fitojë. Ishte momenti i duhur për një klub të tillë dhe për të luajtur në ‘San Siro’; çdo ndeshje aty mund të bëhet e veçantë. Kam imazhe të pabesueshme në kokë: gjysmëfinalja me Barcelonën, golat kundër Milanit.”

Thuram gjithashtu foli për marrëdhënien me vëllanë e tij, Khephren:

“Jemi të ngjashëm, dy punëtorë të mëdhenj që e dinë çfarë duan në jetë. Ai është shumë konkurrues dhe më pëlqen. Në fushë provova të bëja shaka, ai jo.

Desha të tregoj që jam vëllai i madh, por nuk shkoi mirë: ai shënoi dhe zakonisht nuk shënon.

Flasim çdo ditë, ëndrra ime është që të dy të japim maksimumin dhe të rritemi si njerëz. Në fund të karrierës duhet të jesh më shumë se një futbollist.”

Këto i ka mësuar nga babai i tyre, Lilian Thuram:

“E kuptova vërtet kur shkoi te Barcelona. Shikoja lojtarë si Ronaldinho dhe Henry dhe ata ishin shokët e tij. Më mësoi shumë, sidomos të bëj pyetje. Të jesh kurioz, kritik, një person para se të jesh sportist.



Read it all at Bota Sot