Sulmuesi brazilian Rodrigo, ka marrë një shuplakë të rëndë nga UEFA e cila ka vendosur ta pezullojë me dy ndeshje, duke e bërë të humbasë plotësisht sfidat ndaj Benfikës në Ligën e Kampioneve.
Shkas është bërë pikërisht ndeshja me ekipin portugez në fazën në grupe, ajo e javës së kaluar në të cilën Reali u mund në mënyrë dramatike me shifrat 4-2.
Në minutën e 6-të shtesë, me shifrat 3-2 në favor të portugezëve, Rodrigo i tha diçka gjyqtarit Davide Masa dhe ky i fundit nuk e kurseu.
Ai i tregoi menjëherë kartonin e kuq brazilianit i cili as nuk protestoi dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes. Kartoni i kuq për pjellje josportive, siç cilësohet një rast i tillë, merr minimumi dy ndeshje pezullim në rregulloren e turneut dhe për Rodrigon në fakt është aplikuar ky minimum i mundshëm.
Kësisoj, braziliani do të mungojë në sfidën e dyfishtë pikërisht me portugezët në play-off, duke u kthyer në një spektator me shpresën që ekipi t’ia dalë që të kalojë turin. Një telash më shumë për trajnerin Arbeloa, duke llogaritur edhe problemet fizike të Bellingam i cili pritet gjithashtu të mos i jetë i gatshëm për të dy sfidat.