Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova me Juventusin, janë eliminuar nga Kupa e Italisë.
Futbollisti Berat Gjimshiti me Atalantën bëjnë mrekulli në Bergamo duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0
Juventusit, kësisoj janë kualifikuar në gjysmëfinale. Gjimshiti u paraqit nga minuta e parë e Zhegrova nga minuta e 80-të.
Dhimbje koke për Edon Zhegrovën dhe bashkëlojtarët e tij, për humbjen dhe eliminimin nga gara e Kupës.
Scamacca (27 - nga penalltia), Sulemana (80) e Pashaliq (85’) shënuan për Atalantën.