Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë?

- Bota Sot

Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë?

Dy raste të reja të virusit Nipah në Indi kanë vënë shumë vende aziatike në gatishmëri të lartë, duke pasur parasysh se shkalla e vdekshmërisë njerëzore mund të shkojë midis 40% dhe 75%., shkruan salute.eu.

Pacientët e infektuar në Bengalin Perëndimor janë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe janë të shtruar në kujdes intensiv.

Ndërkohë, disa vende, përfshirë Tajlandën, Singaporin, Hong Kongun dhe Malajzinë, kanë rritur tashmë kontrollin kufitar dhe kanë riaktivizuar protokollet e mbikëqyrjes.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) beson se rreziqet për Evropën janë shumë të ulëta.

“Për momentin, nuk ka rrezik për Italinë”, qetëson Federico Gobbi, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale në Spitalin Sacro Cuore Don Calabria në Verona.

“Rreziku që kjo epidemi të na arrijë është shumë i largët”, shton ai.



Read it all at Bota Sot