Myrto Uzuni mund të bashkohet me ish-in e Tiranës në Superligë

- Bota Sot

Myrto Uzuni mund të bashkohet me ish-in e Tiranës në Superligë

Myrto Uzuni mund të transferohet te Trabzonspor në Superligën turke.

Në orët e fundit të merkaton në Turqi, mediat turke bëjnë të ditur se klubi nga Trabzoni e sheh si lojtarin ideal për sulmin “bomberin” beratas.

Madje, të njëjtat burime raportojnë se Uzuni është dëshirë e trajnerit Fatih Tekke. Kujtojmë se ky i fundit këmbënguli edhe për Ernest Muçin, me ish-in e Tiranës që po kalon “formën e jetës”.

Kujtojmë se merkato e dimrit në Turqqi mbyllet sot, teksa pritet të jenë orë intensive për çështjen e Uzunit. Kujtojmë se shqiptari luan në MLS me Austin FC, të cilët e blenë nga Granada për 12 milionë euro.

Ndërkohë që kontrata e sulmuesit të Kombëtares shqiptare me klubin amerikan, është e vlefshme deri në vitin 2027.



Read it all at Bota Sot