Shkodranët vijnë në këtë duel pas fitores

- Bota Sot

Shkodranët vijnë në këtë duel pas fitores

Vllaznia dhe Vora do të luajnë në orën 13:30, ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.

Shkodranët vijnë në këtë duel pas fitores ndaj Teutës ndërsa vorakët pas barazimit pa gola me Flamurtarin. 

Kuqeblutë kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të thelluar diferencën me vendin e dytë ndërsa Vora për tu ngjitur në renditje.

Trajnerët Martini dhe Bellaj kanë bërë të ditur titullarët e përzgjedhur për këtë sfidë.

Te Vllaznia mungon Çelikoviç dhe rikthehet Gjini ndërsa Vora me grup të plotë kërkon fitoren e parë ndaj tyre. Rikujtojmë në fazën e parë fituan shkodranët dhe në fazën e dytë dueli u mbyll në barazim pa gola.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago

Trajner: Edi Martini

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloje, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj.



Read it all at Bota Sot