Vllaznia e pandalshme, Kallaku e nderon edhe ndaj Vorës

- Bota Sot

Vllaznia e pandalshme, Kallaku e nderon edhe ndaj Vorës

Vllaznia e 2026-ës është e pandalshme.

Skuadra shkodrane vazhdon serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e javës së 23-të kundër Vorës, duke kryesuar bindshëm kampionatin.

Ndeshja e transmetuar në RTSH u vendos nga një gol i Sherif Kallakut në fundin e pjesës së parë. Mesfushori gjuajti saktë dhe tundi rrjetën e Harizajt, duke i dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës shkodrane.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 45 pikëve me fitoren e sotme në stadiumin e Vorës.

Mesfushori Sherif Kallaku vazhdon të jetë protagonist me fanellën kuqeblu, duke shënuar gola mjaft të bukur dhe mbi të gjitha të rëndësishëm në rezultatet e skuadrës.

Vora në anën tjetër pëson një humbje, që ia kompromenton pozitat dhe ia bën më të vështirë pjesën e mbetur të sezonit sa i takon objektivit të qëndrimit në elitë.



Read it all at Bota Sot