Ka qenë e mbushur me emocione sfida Bylis-Partizani, e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Kryeqytetasit vuajnë, por arrijnë të fitojnë 2-1 me përmbysje përballë mallakastriotëve falë golave të shënuar nga Toma dhe Human në minutat e fundit të takimit.
Bylisi mbylli pjesën e parë në avantazh minimal me golin e shënuar nga Fokam, por djemtë e Kërnajës reagojnë në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht barazojnë shifrat me Tomën dhe në kohën shtesë Human shënon golin e fitores.
Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve në klasifikim, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 20 pikëve në renditje.