Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futsal, Gazmend Hiseini, ka shpallur listën e lojtarëve që janë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër ekipit kombëtar austriak që do të luhen në Gjevgjeli.
Hiseini do të ketë në dispozicion 16 lojtarë dhe me këto dy ndeshje fillojnë përgatitjet për kualifikueset e Kupës së Botës.
LISTA E LOJTARËVE
Antonio Petrovski – Projekti KMF
Ivan Stojanovski- KMF Kegi Mobi
Bojan Janev – Projekti KMF
Taulan Ismaili- KMF Ballkan
Mario Blagojevski- Projekti KMF
Nikola Ançevski- Projekti KMF
Jasir Zekiri- KMF Forca
Igor Leovski- Lucenec Sllovaki
Toni Kirevski- Olmissum Croatia
Jakup Ramadani – Drenicë Kosovë
Berat Ramadani
Ivan Krstevski- KMF Forza
Sadat Ziberi- ATLETICO CONEGLIANO C5 -Itali
Samir Vejseli- ATLETICO CONEGLIANO C5 -Itali
Gjorgi Kocevski – Projekti KMF
Angel Gastev- KMG Kegi Mobi
Ndeshjet kundër kombëtares së Austrisë do të luhen në sallën QS “26 Prilli” në Gjevgjeli më 10 dhe 11 shkurt, ndërsa fillimi është caktuar për në ora 18:00.
Maqedonia është pjesë e Grupit C në kualifikuese, ku bëjnë pjesë edhe Lituania, Turqia dhe Bullgaria. Turneu, i cili do të mbahet nga 6 deri më 16 prill, është organizuar nga Lituania, dhe dy vendet e para do të sigurojnë një vend në raundin kryesor.