Mediumi i njohur spanjoll “ Marca’ sot i ka kushtuar një shkrim sulmuesit të kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit dhe atij të Barcelonës, Robert Lewandowskit.
“Muriqi i përgjigjet Barçës: “Nuk jam një prej tyre, por faleminderit”, është titulli i mediumit spanjoll.
“Sulmuesi i Mallorcës, Vedat Muriqi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj krahasimit të bërë nga FC Barcelona përpara përballjes së së shtunës, ku katalanasit e vendosën atë përballë Robert Lewandowskit”, shkruan më te tej.
“Ka pak sulmues që mund të krahasohen me Lewyn… dhe unë nuk jam një prej tyre, por faleminderit”, shkroi Muriqi. Një përgjigje e drejtpërdrejtë, natyrale dhe plot respekt, që u interpretua si një mënyrë elegante për të ulur tensionin para vizitës në Camp Nou.
Mesazhi u përhap me shpejtësi dhe u pa si një akt maturie nga sulmuesi i Kosovës, i cili shmangu çdo lloj polemike në prag të një ndeshjeje të madhe.
“Lewandowski mbetet boshti i sulmit të Barcelonës. Muriqi, nga ana tjetër, përfaqëson një profil krejt ndryshe: pikë reference, luftë e vazhdueshme me shpinë nga porta, mbështetje për skuadrën dhe efikasitet kur hapet zona.
Në Mallorca, rëndësia e tij nuk matet vetëm me gola, edhe pse ai i shënon ato.
Të shtunën, shakatë mbarojnë. Në fushën e Camp Nou, secila skuadër do të luajë lojën e vet.
Dy sulmues, dy realitete të ndryshme, dy objektiva të kundërta, me fokusin tashmë larg krahasimeve dhe më afër lojës”, shkruan më tej.