Diogo Jota nderohet

- Bota Sot

Diogo Jota nderohet

Futbollisti portugez, Diogo Jota, është përfshirë zyrtarisht në Hall of Fame të Wolverhampton Wanderers, si një vlerësim për kontributin dhe ndikimin e tij në historinë e klubit anglez.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare, ndërsa ceremonia solemne u mbajt në muzeun e Wolverhampton-it.

Në këtë ceremoni morën pjesë ish-sulmuesi i Wolves, John Richards, si dhe anëtarë të komitetit përzgjedhës, të cilët e nderuan Jota-n për periudhën e kaluar me fanellën e klubit. Edhe pse ai luajti vetëm tri sezone për Wolverhampton-in, nga viti 2017 deri në vitin 2020, portugezi fitoi shpejt zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij dhe profesionalizmin në fushë.

John Richards theksoi se përfshirja e Jota-s në Hall of Fame nuk lidhet vetëm me arritjet sportive, por edhe me personalitetin e tij. “Pas vdekjes së tij tragjike, të gjithë në klub, nga stafi i kuzhinës deri te drejtuesit, folën për Diogon si një njeri të jashtëzakonshëm: i sjellshëm, i edukuar, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar,” u shpreh Richards.

Klubi ka hapur gjithashtu një ekspozitë të veçantë në muze, kushtuar jetës dhe karrierës së futbollistit portugez.

Diogo Jota humbi jetën në mënyrë tragjike në korrik të vitit 2025, në moshën 28-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij, André Teixeira da Silva. Pas largimit nga Wolverhampton, ai vazhdoi karrierën te Liverpooli, ku u afirmua si një nga lojtarët më cilësorë të brezit të tij.

Ky nderim mbetet një dëshmi e respektit dhe dashurisë që Wolverhamptoni ruan për Diogo Jotën.



Read it all at Bota Sot