Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe

- Bota Sot

Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe

Më shumë se 80 paralajmërime për përmbytje janë aktualisht në fuqi në Britanine e Madhe, ndërsa reshjet e pandërprera vazhdojnë të godasin vendin.

Agjencia e Mjedisit (EA) ka lëshuar 91 paralajmërime për përmbytje, kryesisht të shpërndara në jug dhe jugperëndim të Anglisë, si edhe në rajonet East dhe West Midlands.

Sot mëngjes, EA kishte nxjerre gjithashtu 261 alarme për përmbytje, që nënkuptojnë se ato janë të mundshme, të shpërndara në pjesën më të madhe të Anglisë.

Ndërkohë, Natural Resources Wales ka në fuqi 11 alarme për përmbytje.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Warwickshire paralajmëroi se “për shkak të reshjeve të dendura dhe të zgjatura sot, nivelet lokale të lumit Dene janë rritur në një pikë ku përmbytja është e pashmangshme”.

Zyra Meteorologjike (Met Office) njoftoi të enjten se në jugperëndim të Anglisë dhe në Uellsin Jugor ka rënë shi çdo ditë të vitit 2026 deri tani.

Sipas parashikuesve, të dyja këto zona kanë përjetuar një janar shumë më të lagësht se mesatarja, me rreth 50 për qind më shumë reshje se zakonisht.

Bregdetet jugore në jugperëndim pritet të përballen me reshje të shoqëruara me erëra të forta gjatë ditës së sotme, ndërsa Uellsi Jugor do të ketë gjithashtu rrebeshe të forta, thanë meteorologët.



Read it all at Bota Sot