Drenica e Skenderajt ka arritur një pikë si vendas në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Drenica ka barazuar me rezultat 1:1 në përballje me Llapin e Podujevës në ndeshjen e parë të pranverës përkatësisht të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Ronaldo ishte autor i golit të epërsisë në minutën e 12-të.
Mysafirët barazuan rezultatin në finish të takimit.
Arbnor Ramadani realizoi për 1:1 në minutën e 82-të.
Llapi e zë vendin e shtatë me 22 pikë, duke lënë prapa Drenicën me 21 sosh.