Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares!
Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Armando Broja e nis nga stoli ndeshjen Bërnli-Uest Hem në Premier Ligë.
Edhe pse pritej titullar, sulmuesi sërish mbetet në stol.
Kështu 24-vjeçari humb vendin e titullarit prej ndeshjes me Totenhemin ku u kritikua për rastet e shpërdoruara.
Rikujtojmë që përballja me Uest Hemin është një duel mbijetese pasi skuadrat pozicionohen në vendin e 18 dhe 19 në kampionatin anglez.