Një fabrikë ruse që prodhon komponentë për karburant raketor është goditur nga drone ukrainase, deklaroi sot një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Sipas zyrtarit, në fabrikën e goditur prodhoheshin komponentë të karburantit raketor për raketat ruse të tipit cruise X-55 dhe X-101, si dhe produkte të tjera të lidhura me naftën dhe karburantin ajror.
Si pasojë e sulmit, në ambientet e fabrikës shpërtheu një zjarr i madh.
“Edhe një ndërprerje e përkohshme e prodhimit e ndërlikon ndjeshëm furnizimin me karburant raketor dhe ul aftësinë e armikut për të ruajtur intensitetin e bombardimeve raketore ndaj qyteteve tona,” theksoi zyrtari i SBU-së.