Arsenali, lider i Premier League, ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 25-të të kampionatit anglez.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Sunderlandit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Emirates”.
Golat e fitores u shënuan nga Zubimendi në minutën e 42-të dhe Gyökeres në minutën e 66-të.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mungoi edhe në këtë takim për shkak të lëndimit, duke mos qenë në dispozicion të skuadrës së Sunderlandit.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali kryeson renditjen me 56 pikë, ndërsa Sunderlandi renditet në vendin e nëntë me 36 pikë.