Dy gola nga këmbët e futbollistit shqiptar që po shkëlqen në Angli

- Bota Sot

Dy gola nga këmbët e futbollistit shqiptar që po shkëlqen në Angli

Anis Mehmetit i është dashur pak kohë që të përshtatet me klubin e Ipswich ku u transferua gjatë merkatos së dimrit, teksa iu deshën vetëm 4 ndeshje që të fillonte e të kontribuonte edhe në shënimin e golave të skuadrës e cila kërkon ngjitjen në Premier Ligë.

Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Derbi Kaunti, Mehmeti e nisi si titullar dhe la shenjën e tij në të dy golat e fitores 2-1.

Në minutën e 8, një goditje këndi e harkuar prej tij u devijua nga Trevis i cili shënoi autogol në portën e ekipit të Derbi, duke i dhënë kësisoj avantazhin Ipsuiç.

Vendasit barazuan me një penallti në minutën e 68, por pak minuta më vonë, Mehmeti u bë përsëri protagonist, teksa nisi aksionin që solli golin e fitores 2-1 për ekipin e tij.

Me këtë fitore Ipsuiç u ngjit në kuotën e 54 pikëve, 4 të tilla larg Midësllsbrou që mban vendin e dytë, i cili siguron ngjitjen direkte duke shmangur play-off.



Read it all at Bota Sot