Dembele befason dhe firmos me Dinamon

- Bota Sot

Dembele befason dhe firmos me Dinamon

Mahamadou Dembele është futbollisti më i ri i Dinamo Samarqand.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga Tirana, për të nisur një aventurë të re në Uzbekistan.

Me klubin e ri, Dembele ka firmosur kontratë 1 vjeçare, pra të vlefshme deri në fund të vitit 2026.

Kujtojmë se ai është një “prodhim” i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur edhe me ekipe si Salzburg, Liefering, Fortuna Sittard, Seraing, Troyes dhe Pau.

Me Tiranën, Dembele ka luajtur në 48 ndeshje, duke mbajtur disa herë edhe shiritin e kapitenit. Si bardheblu, francezi ka gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.



Read it all at Bota Sot