Amir Rrahmani rikthehet fuqishëm e me asistim në fitoren e Napolit

- Bota Sot

Amir Rrahmani rikthehet fuqishëm e me asistim në fitoren e Napolit

Napoli kthehet me tri pikë nga terreni i nxehtë në Genova. 

Skuadra e Napolit ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 22-të në Serie A.

Futbollisti Amir Rrahmani u rikthye fuqishëm nga lëndimi, duke asistuar në golin e dytë të Napolit.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit me sukses për 90 minuta te Napoli.

Për Napoln shënuan Hojlund (20 e 90+5 nga penalltia), McTominay (22) dhe për Genoan Malinovskyi (3-nga penalltia) e Colombo (57).

Në minutën e 76-të, Juan Jesus i Napolit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Napoli renditet në vend të tretë me 49 pikë e Genoa në të 16-tin me 23 sosh.



Read it all at Bota Sot