Trepça ’89 përforcohet

- Bota Sot

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi.

Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36 pikë, katër më pak se lideri Vushtrria.

“Mesfushori me tipare sulmuese, Altin Ukiçi, është përforcimi më i ri i KF Trepça ’89.

Altini vjen pas angazhimit të tij me KF Skënderbeun dhe i bashkohet Minatorëve në rrugëtimin drejt arritjes së objektivave të klubit.

I bindur për potencialin dhe kontributin e tij, klubi i uron mirëseardhje Altin Ukiçit dhe suksese të shumta me fanellën gjelbër e bardhë”, njofton Trepça ’89.



Read it all at Bota Sot