Në vetëm 22 ndeshje thyen të gjitha statistikat e vendosura

- Bota Sot

Në vetëm 22 ndeshje thyen të gjitha statistikat e vendosura

Ernest Muçi është padyshim një nga protagonistët kryesorë të futbollit turk në këtë sezon ku me fanellën e Trabzonspor, po dhuron paraqitje mbresëlënëse e po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në fazën sulmuese të skuadrës së tij.

Në fitoren 3-0 ndaj Samsunspor ai kishte gisht në të tre golat e shënuar, duke dhënë asist te i pari, nisur aksionin e të dytit e realizuar vetë të tretin.

Ai u ngjit në kuotën e 9 golave në kampionat, duke lënë mbrapa emra si Osimhen, Sane apo Abraham, duke u renditur në vendin e 5-të të klasifikimit të golashënuesve me të mirë të kampioanit, përkrah Asensios dhe me Ikardin i cili ka shënuar vetëm një gol më shumë.

Ajo që e bën më mbresëlënës sezonin e Muçit është se duke llogaritur edhe ndeshjet e Kupës, në 22 takime në këtë sezon ai ka thyer rekordet e vendosura në 61 të tilla me fanellën e Beshiktash.

Te skuadra e Stambollit Muçi kishte realizuar 11 gola e dhënë 3 asiste, ndërsa me paraqitjen e sotme, ai shkoi në shifrën 12 gola e 4 asiste me fanellën e Trabzonsporit.



Read it all at Bota Sot