Ish futbollisti i Prishtinës transferohet te Hatta në Emiratet e Bashkuara Arabe!

- Bota Sot

Ish futbollisti i Prishtinës transferohet te Hatta në Emiratet e Bashkuara Arabe!

Futbollisti Shefit Shefiti (27), pas lojërave të shkëlqyera me fanellën e Arsimit në pjesën vjeshtore, tani bëri një transferim te skuadra Hatta në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

 Një klub që garon në ligën elitare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sigurisht, ky është një transferim i madh për Shefitin, kryesisht nga pikëpamja financiare, nëse e dimë se deri më tani ai luajti për klube nga Kosova dhe Maqedonia.

Le të kujtojmë se Shefiti ishte padyshim lojtari më i mirë i Arsimit në pjesën e vjeshtës dhe me 9 gola të shënuar përfundoi si golashënuesi i tretë në Ligë, menjëherë pas Compaoré (Struga TL) dhe Mato (Vardar).

Përndryshe, ai deri më tani ka luajtur te Shkëndija, Renova, Prishtina, Besa dhe Arsimi nga ku u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Read it all at Bota Sot