Gjilani gati par kampionin vjeshtor

- Bota Sot

Gjilani gati par kampionin vjeshtor

Skuadra e Gjilanit ka përmbyllur me sukses përgatitjet për sfidën e parë pranverore, ku do të përballet me Ballkanin, kampion vjeshtor.

“Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi ka zhvilluar seancat e fundit stërvitore duke u fokusuar maksimalisht për përballjen e së dielës.

Atmosfera në kampin kuqebardh është pozitive, ndërsa lojtarët shfaqen të motivuar dhe të gatshëm për këtë duel të rëndësishëm.

Gjithë grupi është në dispozicion si asnjëherë më parë në këtë edicion.

Gjilani synon ta nisë pjesën pranverore të kampionatit me rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani, duke besuar në punën e bërë gjatë fazës përgatitore dhe në potencialin e grupit për të dhënë maksimumin në fushë.

Dy ballafaqimet e para të këtij edicioni kishin përfunduar me rezultat identik (1:1).

Gjilani dhe Ballkani përballen këtë të diel më 8 Shkurt me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan”, njofton SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot