Odise Roshi po kalon një sezon mjaft të mirë me Keciorengucu në Ligën e Parë turke. Sfida e sotme ndaj Bandirmaspor u fitua 3 me 1, ndërsa Roshi realizoi golin e tretë që i siguroi 3 pikët ekipit të tij.
Roshi përfitoi nga një top i mbetur në zonën kundërshtare, kur kronometrohej minuta e 63-të. Fill pas këtij goli, trajneri vendosi ta largonte nga fusha pasi misioni ishte përmbushur.
Ish-lojtari i Kombëtares po spikat kështu me ekipin që synon “play off”, për të ëndërruar ngjitjen në Superligën turke. Roshi e kishte golin e katërt në kampionat, ndërsa ka asistuar edhe tre të tjerë.
Mosha mbetet vetëm një shifër për 34-vjeçarin, që po ashtu numëron dy gola në Kupën e Turqisë. Krahu i djathtë i sulmit e shikon si lojtarin kryesor të ekipit.