Peter Olainka është zyrtarisht lojtar i APOEL.
Për të është një rikthim i bujshëm në Qipro pas rreth 13 vitesh ku si talent provoi eksperiencën e parë me Jenicami.
Nigeriani u prezantua dje nga APOEL me një video përmes rrjeteve sociale.
30-vjeçari ishte po ashtu pranë Karagumruk në Turqi, por asgjë nuk u finalizua.
Olainka do duhet të fitojë formën e tij, ndërsa prej katër muajsh ishte pa ekip. Në Superiore mbahet mend për eksperiencat me Bylisin dhe Skënderbeun.
Për të nuk pati rikthim në Superiore, ndërsa u raportua se kërkon një pagë rekord në krahasim me shifrat që përfitohen aktualisht.