Po vjen shpërblimi për trajnerin Chivu

- Bota Sot

Po vjen shpërblimi për trajnerin Chivu

Po vjen shpërblimi për trajnerin Chivu!

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, pritet të shpërblehet për paraqitjet shumë pozitive të skuadrës gjatë këtij sezoni me një kontratë të re.

Sipas Corriere dello Sport, e cituar nga Football Italia, drejtuesit zikaltër janë të kënaqur me punën e teknikut rumun dhe kanë nisur lëvizjet për ta blinduar atë.

Interi kryeson aktualisht Serie A me një diferencë prej pesë pikësh nga ndjekësit, dhe për këtë arsye klubi dëshiron t’i ofrojë Chivut një kontratë të re deri në vitin 2028, duke i besuar atij vazhdimësinë e projektit sportiv dhe ambiciet për tituj në vitet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot