Ballkani i Therandës kthehet me tre pikë nga Gjilani.
Skuadra nga Theranda ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Kosovës.
Futbollisti Almir Kryeziu shënoi në minutën e 2-të.
Albert Diene shtoi epërsinë në 0:2 në minutën e 63-të.
Oltion Bilalli e ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 72-të.
Ballkani kryeson me 36 pikë, ka tre më shumë se Prishtina që ndodhet në pozitën e dytë.
Gjilani është në pozitën e 6-të me 26 pikë të mbledhura.