Futbollisti Ilir Mustafa është operuar për shkak të një lëndimit dhe i duhet kohë që të rikthehet në fushën e lojës.
Lajmi bëhet i ditur nga FC Drita.
“Ju njoftojmë se lojtari ynë, Ilir Mustafa, e ka kryer me sukses operimin dhe tani do të marrë kohën e nevojshme për rikuperim.
Iliri ishte i pafat me dëmtimin, pasi i është përsëritur lëndimi i vjetër dhe ka këputur ligamentin ACL, të cilin e kishte operuar para më shumë se një viti.
Ilirit i dëshirojmë rikthim të shpejtë në fushë. Forca Ilir”, thuhet nga FC Drita.