Taulant Seferi dhuron “show” në 2 golat e tjerë të Bodrumspori

- Bota Sot

Taulant Seferi dhuron “show” në 2 golat e tjerë të Bodrumspori

Arlind Ajeti nuk është i vetmi që është protagonist në fitoren 5:0 qe po merr Bodrumspor ndaj Adana Demirspor. Siç dihet tashmë mbrojtësi shënoi dopietë në minutën e 11 dhe 43’ të takimit duke i dhënë fillimisht avantazhin 2:0 ekipit të tij.

Por “shoë” i lojtarëve të Kombëtares shqiptare nuk përfundon me kaq, pasi tashmë Taulant Seferi lë “gjurmë” në dy golat e tjerë të ekipit të tij. Kështu fillimisht sulmuesi kuqezi asistoi në minutën e 69-të për shokun e skuadrës, Habesonglu për të çuar shifrat në 4-0.

Por vetëm 7 minuta më pas do të gjente personalisht rrugën e rrjetës dhe të çonte shifrat 5-0.

Pikërisht në minutën e 76-të do të mposhte portierin kundërshtar, teksa do të shënonte një gol spektakolar për të tijtë.

Fillimisht goli u konsiderua i parregullt, por pas rishikimit në VAR sulmuesi kuqezi nis të festojë dhe rezultati shkon 5:0.



Read it all at Bota Sot