Para 32 viteve u mbajtën Lojërat Dimërore Olimpike në kryeqytetin boshnjak, Sarajeva.
Media sportive “BT Lopta” ka publikuar një fotografi interesante, ku shihet legjendat e futbollit të Kosovës, i papërsëritshmi Fadil Vokrri.
Në atëkohë Vokrri ishte kapiten i KF Prishtinës së gjeneratës së artë.
I pari majtas - Fadil Vokrri
Çfarë shkruan në faqen portalit sportiv boshnjak?
“Në këtë ditë të vitit 1984, në hapjen e Lojërave Olimpike të XIV Dimërore në Sarajevë, flamuri olimpik u soll në stadiumin e Koshevës nga Fadil Vokrri, Lilana Mugosha, Mil;orad Stanullov, Darjan Petriq (rreshti i parë) dhe Ljupço Spirovski, Nenad Stekiq, Zhiaçbejacon dhe Matrowkse”, shkruan në faqen boshnjake “BH Lopta”.
Lojërat Olimpike të XIV Dimërore në Sarajevë - 1984
Duhet theksuar se legjenda Vokrri ka ndërruar jetë më 9 qershor të vitit 2018.