Skuadra e Bodrumsporit ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Adana Demirsporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi mbrojtësi, Arlind Ajeti.
Ajeti shënoi dy gola në pjesën e parë.
Në këtë ndeshje gol shënoi edhe Taulant Seferi.
Kujtojmë që Ajeti këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.