Lufta hibride: Rusia presion psikologjik trupave gjermane të vendosura në Lituani

- Bota Sot

Lufta hibride: Rusia presion psikologjik trupave gjermane të vendosura në Lituani

Forcat ruse po depërtojnë në territorin e BE-së dhe NATO-s përmes taktikave të luftës hibride, përfshirë mbikëqyrje, shkelje të hapësirë ajrore dhe operacione psikologjike, duke përdorur teknologjinë digjitale.

Të tilla praktika i përjetoi një ushtar gjerman i vendosur në Lituani, i cili vetëm para pak kohësh, kur iu përgjigj një thirrjeje në telefonin celular dëgjoi zërin e tij gjatë një bisede të zhvilluar vetëm pak orë më parë.

“Një shoku im telefonoi në shtëpi, foli për gjysmë ore dhe më pas mori një telefonatë nga një numër i panjohur. Ai u përgjigj dhe dëgjoi bisedën që kishte zhvilluar më parë, të regjistruar”, ka treguar oficeri Joshua Krebs në librin e tij “Brenda Ushtrisë Gjermane”.

Krebs i quajti këto praktika përgjimi intimiduese dhe të çuditshme.

Forcat e armatosura evropiane, përfshirë ato gjermane, po përballen me aktivitete hibride të ngjashme në vendet e tyre.

Dronë janë përdorur për të spiunuar sistemet evropiane të mbrojtjes, si atë “Heshta 3”, si dhe stërvitjet e brigadës gjermane të tankeve numër 45, në Lituani.

Vitin e kaluar, një mjet ajror mbikëqyrës rus u konstatua në hapësirën ajrore bjelloruse gjatë stërvitjes “Ujku i Hekurt” të trupave gjermane në Lituani.

Inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer e cilësoi incidentin një provë të kërcënimit real që i kanoset vendit baltik.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi se lufta hibride përbën një shqetësim të veçantë për Lituaninë, kur priti homologun lituan në Berlin në fund të janarit.



Read it all at Bota Sot