Real Madridi ka marrë tre pikë nga stadiumi Mestalla në Valencia.
“Mbretërit” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Valencisë, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Spanjës.
Futbollistët Alvaro Carreras e Kylian Mbappe janë protagonistët e fitores së Real Madridit.
Alvaro Carreras shënoi në minutën e 65-të duke iu falënderuar asistimit të futbollistit Huijsen.
Në minutën e 90+1 Mbappe thelloi fitoren.
Barcelona kryeson me 58 pikë, ka një më shumë se reali dhe Valencia ndodhet në pozitën e 17-të me 23 pikë të grumbulluara.