Juventusi shmang turpin në Torino, duke barazuar me rezultat 2:2 në përballjen me Lazion.
Pas disfatës në Kupën e Italisë (3:0) nga Atalanta, sonte gati pësuan humbje edhe në kampionat, megjithatë mbeten larg kreut të tabelës.
Lazio u tregua kockë e fortë për skuadrën e Juventusit.
Skuadra nga Roma u tregua jashtëzakonisht e rrezikshme në disa raste.
Lazio udhëhoqi me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Pedro (45+2) e Isaksen (47).
Në minutën e 46-të, në fillim të pjesës së dytë, Edon Zhegrova, reprezentuesi Kosovës, u aktivizua në fushë, por assesi që të fitojnë ndaj rivalit.
Në minutën e 59-të McKennie ngushtoi rezultatin, ndërsa Pierre Kalulu në minutën e 90+6 ka barazuar (2:2).
Juventusi renditet në vend të katërt me 46 pikë, ngec 12 pikë nga lideri Interi.
Lazio e zë vendin e tetë me 33 pikë pas javës së 24-të në Serie A.