Dëshmori Kenan Idriz Halimi

- Bota Sot

Dëshmori Kenan Idriz Halimi

Kenan Halimi u lind, më 06 prill të vitit 1978, në fshatin Skifteraj-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në vendlindje. Kenani së bashku me falilje në vitin 1991 kishte migruar në Zvicëe në qytetin e Gjenevës, ai ishte i punësuar por nga zhvillimet që ndodheshin në Kosovë, ai më 28 korrik të vitit 1998, la perëndimin dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së në Kampet e Kalimashit dhe të Babinës. Ushtrimet stërvitore i kreu nga eprori me akademi ushtarake, në këto Kampe stërvitore, ku, ai më 27 nëntor të vitit 1998, nga Babina e Tropojës niset për hyrje në Kosovë. Kenani së bashku me 140-të ushtarë arrin në majën e Pashtrikut, ku bora ishte me trashësi rreth një metër, ishte kohë e 27 nëntorit të vitit 1998. Kenani në Breshancë të Suharekës takohët me 4 eprorët ushtarak, Enver Rrustemin, Gëzim Hazrollin, Osman Fondajn, Xhemë Karaxhën, Ramadan Limën dhe inkuadrohet si polic ushtarak në Kasterc, në Brigadën 123 të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP).

Kenani së bashku me Xhaferin nga Mirosala e Ferizajt dhe Astrit Alajn nga Deçani, më 24 shkurt 1999, transferohen dhe bëhën pjesë të togut të tretë të njësitit special “Kitrrat” të Brigadës 133 që udhëheqej nga Blerim Kuqi, ku, ndihmëskomandant ishte Xhemë Karaxha. Pritat ndaj anmikut kryheshin me përkushtim nga ana e Kenanit. Kenani merr pjesë në aksionet kundër forcave serbe në Studenqan, Semetisht, Dobërdelan, Samadrexhë, Peçan e të tjera. Në Betejën e Semetishtës, humbja e shokut të luftës Mejdiut, e forcon edhe më tepër guximin dhe trimërinë e Kenanit. Bashkëluftëtarët e Kenanit thonin se mezi priste të ndërmerren aksione kundër forcave serbe. Njësitet e “Kitrrës”, më 12 qershor të vitit 1999, marrin urdhrat për të marrë nën kontroll stscionin e milicisë së qytetit të Suharekës.

Komanda ishte që togu i tretë i Kenanit duhej që nga Peqani të hynte në qytetin e Suharekës. Një njësit të milicisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit shpartallohet nga togu i Kenanit, ku pas marrjes së stacionit, vendosin flamurin kombëtar dhe stacionohen me forcat e tyre.

Forcat serbe gjatë tërheqjes për në Serbi gjuajn ushtarët e UÇK-së në një distancë 500 m larg stacionit. Kenani iu shkonë në ndihmë shokëve të tij pas krismave serbe. Gjatë përgatitjes së ushtarëve dhe qytetarëve për fitorën e çlirimit, një plumb nga kolona e tyre që ikën nga Kosova ra mbi trupin e Kenanit, më 13 qershor të vitit 1999, kështu që Kenani u radhit në përjetësi me dëshmorët tjerë të lirisë. Lapidari i tij qëndron në parkun e qytetit të Suharekës (Therandës) për trimtinë e tij, kontributin që dha për lirinë e Kosovës, edhe në vendlindjen e tij në Skifteraj shkolla e fshatit, me nder e krenari, mbanë emrin e Kenan Halimit...

Dëshmori Kenan Halimi!

Nga Skifteraj të Vitisë,

për t’sjellë dritë shqiptarisë!

Kenan Halimi n’Pashtrik,

ballë për ballë n’front me armik!

Luftoi trimi kurrë pa nda,

veç atdheu mos t’mbes nën shkja!

Vendos flamurin kuq e zi,

N’Therandë t’qëndroi gjithnjë!

Aty trimi ra n’përjetësi,

populli ynë sot gëzon liri!

Ngritë flamurin simbol kombëtar,

krenari për popullin shqiptar!

N’përjetësi ra Kenani,

që lirinë t’gëzoi vatani!



Read it all at Bota Sot