Kanë nisur aktivitetet me rastin e 17 Shkurtit, sidomos në diasporë, me plot shqiptarë të cilët janë shumë atdhedashës. Ndërsa ne sjellim disa foto ku së bashku shihen tre artistë të njohur, si: këngëtarët Artiola Toska, Afrim Muçiçi dhe poeti i dashur Isa Mjeku.
Mësojmë se në fundjavën e kaluar ata i ka bashkuar një event interesant, i organizuar nga Festo Shqip në Hannover, ku kanë argëtuar me muzikë dhe hite nga Artiola dhe Afrimi, por edhe me vargje të bukura e të ndjera, të krijuara dhe recituara me shumë dashuri dhe art nga Isa Mjeku.
Ky i fundit ka publikuar disa foto ku shkruan:
“Miq të nderuar! Sonte ishte një mbrëmje festive për nder të 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës – me këngëtarët e estradës shqiptare: Artiola Toska dhe Afrim Muçiçi, ndërsa unë, Isa Mjeku, bëra një paraqitje teatrale si monolog… Shkëputje nga monologu…”
Së bashku me fotot, artisti i fjalës ka publikuar në Facebook edhe një video të monologut të tij, ku atë mbrëmje është duartrokitur shumë nga publiku i pranishëm.
BS