Toni Kroos: Pa Ronaldo, Superliga Saudite humbet gjithë shikueshmërinë

- Bota Sot

Toni Kroos: Pa Ronaldo, Superliga Saudite humbet gjithë shikueshmërinë

Ish-mesfushori gjerman Toni Kroos ka kritikuar Ligën Profesionale Saudite (SPL), duke theksuar se përpara ardhjes së Cristiano Ronaldos ajo nuk kishte pothuajse asnjë zë në arenën ndërkombëtare.

Në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”, Kroos tha se ishte një fenomen i çuditshëm që tani të “mos i njihej merita” lojtarit që e vendosi ligën “në hartë”.

Ai shtoi se largimi i Ronaldos do të ulte ndjeshëm interesin global për kampionatin.

“Unë po ju them, nëse Cristiano largohet nesër, kjo ligë do të humbë gjithë tërheqjen,” deklaroi Kroos.

Kroos gjithashtu vuri në pah se, pavarësisht rritjes së investimeve dhe ardhjes së emrave të mëdhenj, SPL nuk do të kishte të njëjtin nivel prestigji pa yllin portugez.

Ai argumentoi se përpjekjet për të minimizuar kontributin e Ronaldos janë “të pakuptimta” dhe se ai ka sjellë një vëmendje mediatike të paprecedentë në Arabinë Saudite. Komentet e Kroos vijnë në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e Ronaldos te Al-Nassr po rriten, edhe pse kontrata e tij shtrihet deri në vitin 2027 raporton Yahoo Sports.

Në sfond, situata e Ronaldos mbetet e pasigurt, ndërsa emri i tij lidhet me disa zëra për transferim, veçanërisht pas kalimit të Karim Benzema te rivalët e Al-Hilal. Ronaldo ka munguar në ndeshjet e fundit ndaj Al-Riyadh dhe Al-Ittihad, dhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Arkadag (Turkmenistan) mbetet e paqartë, transmeton KosovaPress.

Në këtë kontekst, fjalët e Kroosit nuk janë vetëm një vlerësim i ndikimit të Ronaldos, por edhe një paralajmërim se SPL mund të humbasë pjesën më të madhe të shkëlqimit të saj nëse ylli portugez largohet. 



Read it all at Bota Sot