Roma mposhti Cagliarin, barazohet me Juventusin

- Bota Sot

Roma mposhti Cagliarin, barazohet me Juventusin

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të në Serie A, Roma mposhti lehtë Cagliarin me rezultat 2-0, duke e ndal serinë pozitive të Cagliarin prej tri fitoreve rresht.

Që nga fillimi  e deri në fund, dominimi i vendasve ishte evident dhe përveç golave, Roma pati edhe raste të tjera që rezultati të ishte edhe më bindës, por mjaftoi sulmuesi holandez Donyell Malen, i cili shënoi të dy golat e kryeqytetasve nga një në secilën pjesë.

Kjo fitore i mundësoi Romës ta ndajë pozitën katër dhe pesë me Juventusin nga 46 pikë, dhe duke paralajmëruar një garë të ashpër për një vend që dërgon në Champions League.

Në xhiron e ardhshme Roma luan derbin me rivalin direkt Napolin në Diego Armando Maradona, kurse Cagliari e pret në shtëpi Leccen.



Read it all at Bota Sot