Bylisi vazhdon të prezantojë futbollistë të rinj.
Ballshiotët kanë zyrtarizuar 3 lojtarë të tjera par duelit me Vllazninë që do të luajnë ditën e sotme në “Adush Muça.
Pjesë e ballshiotëve janë bërë Pedro Vieira, Tomás Castro dhe Olavio.
Kështu të 3 futbollistët nisin avanturën e tyre të re në karrierë si pjesë e ballshiotëve.
Siç dihet Bylisi në “Adush Muça” do të sfidohen me Vllazninë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.
Përballje që do të startojë në orën 13:30 dhe Mirel Josa mund të përdorë të 3 afrimet e reja.