Jose Mourinho pritet të jetë kandidati kryesor për postin e trajnerit të Kombëtares së Portugalisë, sapo të përfundojë kontrata e aktualit Roberto Martínez pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Federata Portugeze e Futbollit janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos drejtimin e ekipit kombëtar, duke e parë atë si një figurë me përvojë të jashtëzakonshme dhe autoritet të lartë në arenën ndërkombëtare.
Nëse marrëveshja konkretizohet, “Special One” do të merrte për herë të parë drejtimin e përfaqësueses portugeze, në një moment kyç për të ardhmen e ekipit dhe brezit aktual të lojtarëve.
Nga ana tjetër, ESPN-ja raporton se nëse ndodh kjo marrëveshje – në stolin e Benfica-s mund të emërohet Ruben Amorim.