Llapi trondit kampionin, kualifikohet në çerekfinale

- Bota Sot

Llapi trondit kampionin, kualifikohet në çerekfinale

Llapi i Podujevës është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapjanët shënuan fitore në Gjilan me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi, Dritës.

Llapi është kualifikuar, ndërsa Drita eliminohet nga garat e Kupës.

Llapjanët tronditën Dritën e trajnerit Zekirija Ramadani. 

Nga na tjetër, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë.

Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 17-të pas asistimit të Elvir Gashijanit dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të pas asistimit të Edon Sadriut.

Besnik Krasniqi i Dritës shënoi nga penalltia në minutën e 82-të.



Read it all at Bota Sot