Ferizaj është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ferizaj ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Drenicës, në takimin që u luajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Portieri Kenan Haxhihamza priti tre penallti të Ferizajt, por vet e humbi të fundit dhe ishte “figura tragjike” e eliminimit të Drenicës.
Drenica udhëhoqi me penallti 0:2 por humbi me 4:3.
Portieri i Ferizajt Marko Jovanovski priti tre penallti, ndërsa një tjetër e goditi traversën.
Jovanovski është trim i ndeshjes.
Drenica - Ferizaj përfundoi pa gola në kohën e rregullt po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Ndeshja u karakterizua me lojë të mira, me disa raste të mira shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.
Penalltitë, për Ferizajn shënuan: Berisha, Ramusa, Avdulli, Neziri; dështuan Silva e Sadiki e Jovanovski dhe për Drenicën Jonuzi, Suka, Silva, dështoi Çoba, Uka, Jashari, Haxhihamza.