Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Kevin Dodaj.
“Gati për 90 minuta? Jam gati fizikisht, sot u ndjeva shumë mirë, ndihmova ekipin.
Edhe ndeshjen e fundit që e kisha me Vllazninë në Evropë, në këtë pozicion luajta, mund ta bëj.
Kjo Vllazni, më e fortë?
Po është më e fortë, jemi më pretedentë, më të fortë duken.
Është edhe karakteri i ekipit pasi të bësh 6 fitore radhazi pa pësuar gol, na jep besim edhe ne sulmuesve.
Dodaj titullar fiks, çfarë ju mungon?
Unë gati jam për çdo minutë që do më jepet, e vendos trajneri. Nëse më fut 1 minutë, unë do të jap maksimumin.
E ardhmja?
Unë te Vllaznia jam i huazuar, besoj që do të kthehem te CSKA. Do jap maksimumin çdo ndeshje këtu që kam ardhur për të mirën time, shpresoj që të ndihmoj edhe Vllazninë”, tha Dodaj.