De Zerbi mendon dorëheqjen

- Bota Sot

De Zerbi mendon dorëheqjen

Kriza te Marseille është thelluar pas humbjes së thellë 5-0 ndaj PSG-së në Ligue 1, duke vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e trajnerit Roberto De Zerbi.

Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, tekniku italian ka humbur dhomat e zhveshjes. Lojtarët thuhet se janë të pakënaqur prej kohësh me idetë e tij taktike, metodat e stërvitjes dhe mënyrën e menaxhimit.

Ndonëse pak kohë më parë deklaroi besnikërinë ndaj klubit, ish-trajneri i Brighton tashmë po mendon seriozisht dorëheqjen.

Me ekipin e eliminuar nga Champions League dhe jashtë garës për titullin kampion, syniimi i vetëm i mbetur është Kupa e Francës.

Një vendim zyrtar për të ardhmen e De Zerbi-t pritet të merret brenda pak ditësh, ndërsa situata në klub mbetet tejet e tensionuar.



Read it all at Bota Sot