Milan kërkon sulmues, tre emra në listë

- Bota Sot

Milan kërkon sulmues, tre emra në listë

Milan po planifikon afrimin e një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm, pas dështimit të transferimit të Jean-Philippe Mateta gjatë afatit dimëror.

Drejtuesit e klubit kanë përzgjedhur tre kandidatë kryesorë, Moise Kean, Dushan Vlahoviq dhe Gabriel Jesus.

Moise Kean shihet si opsioni më konkret, ndërsa Vlahoviq dhe Gabriel Jesus mbeten alternativa më të vështira për shkak të kushteve financiare.

Milani synon një sulmues që garanton gola dhe stabilitet në repartin ofensiv.



Read it all at Bota Sot