Abduraham Jobe është lojtari më i ri i Besëlidhjes.
Drejtori Renato Malota e prezantoi sot 20-vjeçarin nga Gambia, që shton forcat në sulm.
Kështu mbyllet merkato e dimrit për lezhjanët. Besëlidhja kryeson renditjen në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Objektiv është vetëm ngjitja.
Njoftimi i Besëlidhjes:
“Abdourahman Jobe është afrimi i fundit në merkaton e janarit për klubin tonë.
Sulmuesi 20-vjeçar vjen si një përforcim me vlera në skuadër ku krahas titujve kampion me klube është pjesë e Kombëtares u20 dhe i ekipit të parë të Gambias”.