Beqiri: Spahiu është një futbollist i jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Beqiri: Spahiu është një futbollist i jashtëzakonshëm

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri pas ndeshjes ishte i kënaqur nga epilogu i duelit me Strugën.

Kuqezinjtë shënuan start të mbarë të gjysmësezonit pranveror, duke mundur me rezultat 2:0 Struga Trim&Lum në Tetovë në duelin e xhiros së 17-të në LPFMV. Sebastian Spahiu (79’) dhe Fahd Ndzengue (88’) realizuan golat për triumfin e kuqezinjëve.

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Ishte shumë e rëndësishme që të fillojmë me tre pikë. Normalisht, pas fazës përgatitore dhe këtu me ambientimin nuk është e lehtë gjithmonë, por në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin dhe jo me lojën në disa situata.

Megjithatë, ju thashë se në këto ndeshjet e para shumë e rëndësishme është fitimi i tre pikëve.”

…zëvendësimet sollën triumfin…

Jeton Beqiri“Normalisht, Shkëndija ka futbollistë shumë cilësorë dhe unë asnjëherë nuk mendoj që ndonjëri prej këtyre futbollistëve është zëvendësues.

Të gjithë janë futbollistë standart dhe kemi një rotacion shumë të madh, të cilin do të shihni nga ndeshja në ndeshje.

Unë mendoj se ishim dominues dhe krijuam më shumë se Struga, për hirë të vërtetës dhe jam i lumtur që disa nga ato raste që ne krijuam dhe shënuam dhe besoj se me meritë i morëm tre pikët.”

…gol dhe asist nga Spahiu…

Jeton Beqiri: “Për mendimin tim,

Spahiu është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe unë menzi pres që ai të merr maksimumin dhe do të merr edhe më shumë minuta.

Unë edhe njëherë e përsëris se as Spahiun, as Krasniqin e Ramadanin nuk i llogaris si futbollistë të cilët janë zëvendësues.

Ata janë futbollistë shumë të rëndësishëm të Shkëndijës, si të gjithë tjerët që ishin sot në pankinë, të cilët mund të ishin aktivizuar dhe janë aktivizuar dhe do të aktivizohen në të ardhmen. Më vjen mirë që aktivizimi i tyre i dha një impuls ofenziv skaudrës, që do të thotë se vendimet tona sa i përket ndryshimeve ishin pozitive.”

…Ndzengue gol në pak minuta…

Jeton Beqiri: “Jam shumë i lumtur për realizimin e Ndzengues, pasi ai vetëm mbrëmë i është bashkangjitur skuadrës për shkak të vonesës së vizës.

Ai gjithashtu mungoi edhe në një pjesë të përgatitjeve në Antalia për shkak të lëndimit, por tani ai është rikthyer dhe ne do të punojmë që ai sa më shpejt të kthehet në formë dhe normalisht fizikisht të ndjehet mirë.

Realisht kur lojtari ndjehet mirë fizikisht, shprehet edhe në fushën e lojës më mirë. Dua të them se për një sulmues që në debutim të shënojë është shumë mirë, është që edhe ambienti edhe ngrohtësia më e madhe dhe besoj se edhe kontributi i tij për skuadrën do të jetë më i mirë.”.



Read it all at Bota Sot